E Enjte, 5 Nëntor 2026

EMRI/ Atentati në Elbasan, zbulohet kush ishte “shënjestra”

Një shpërthim i një automjeti ka ndodhur rreth orës 04:00 në Elbasan. Makina ndaj të cilit ishte vendosur eksplozivi mësohet se i përkiste shtetasit Renato Çepa.

Ndërkohë lënda plasëse e cila sipas policisë është vendosur nga 25-vjeçari Kristi Balukja ka shpërthyer para kohë, duke i shkaktuar plagë të riut.

Për pasojë nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në spital.

Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›