E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Maskat” thyejnë xhamat e shkollës në Lezhë, vjedhin regjistra dhe kamera sigurie

LEZHË- Disa persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një shkollë në Gjadër të Lezhës, gjatë natës.

Autorët kanë thyer xhamin dhe kanë hyrë brenda, duke marrë një sasi parash, regjistrat, kamerat e sigurisë bashkë me server e shumë sende të tjera.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›