Keir Starmer viziton Tiranën, kryeministri britanik konferencë me Ramën! Firmosen marrëveshje në fushën e mbrojtjes dhe për emigrantët

Nga marrëveshja e përbashkët për prodhimin e mjeteve ushtarake te frenimi i emigracionit ilegal, kryeministri Britanik Starmer zhvilloi sot për herë të parë vizitë zyrtare në Shqipëri, ku mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Starmer e nisi fjalën duke përgëzuar kryeministrin për fitoren e mandatit të katërt, e teksa vlerësoi marrëveshjet mes dy vendeve duke u ndalur te ajo e sigurisë.
“Ecuria jonë e përbashkët dhe progresi në uljen numrit të gomoneve, ka qenë ulje e konsiderueshme dhe kjo është mesazh i qartë i asaj që arrihet kur dy vende punojnë ngushtësisht me njëra tjetrën. Kemi edhe marrëveshjen tonë të përbashkët për transferimin e personave të dënuar. Mund të shprehem edhe për deklaratën tonë të përbashkët për bashkëpunimin për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes. Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake. Dëshirojmë të fuqizojmë sigurinë kombëtarë, novacionin dhe rritjen ekonomike të vendeve. Ky është moment që shtetet evropiane duhet të rrinë së bashku, të bëjmë qëndresë ndaj agresionit rus. Do të vizitoj trupat shqiptare dhe të MB që po punojnë së bashku për të mbrojtur lirinë tonë dhe ajo që po bëjmë për Ukrainën është dëshmi e qartë e asaj që ne po punojmë në formë kaq efikase”, tha Starmer.
Rama sqaroi zërat për marrëveshjen me kryeministren italiane Georgia Meloni. Por a do të dakordësoj Shqipëria një marrëveshje për kamp emigrantësh me Britaninë?
“Kam qenë shumë i qartë kur nisëm këtë proces me Italinë. Kjo ishte një marrëveshje e vetme me Italinë për shkak të marr sonë të veçantë, por edhe për falë situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë. Dhe për të qenë shumë i sinqertë me ju, na kanë kërkuar një sërë vendesh dhe u kemi thënë jo, sepse i jemi besnik martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri”, tha Rama.
Kryeministri Britanik u tregua optimist për krijimin e një marrëdhënieje më të ngushtë me shqiptarët, ndryshe nga paraardhësit e tij
“Fakti që unë, kryeministri i parë britanik që vij në Tiranë në këtë takim dy palësh, duhet të shihet edhe si një deklaratë qëllimi për mënyrën sesi ka krijuar një lloj force marrëdhënia jonë. Nuk dua të bëj komente për kryeministra të mëparshëm të qeverive britanike, por qasja jonë nuk është ajo diplomacia me megafon. Unë nuk dua të bërtas për problemet, po thjesht dua të përvesh mëngët edhe të jem shumë pragmatist që t’i zgjidh këto çështje dhe këtë e kemi treguar dhe dëshmuar tashmë”, tha Starmer.
Ndërsa kreu i qeveri shqiptare kishte një tjetër qasje
“Mallkimi i shqiptarëve nuk ishte shumë i mirë për ta se tani janë jashtë parlamentit. Kjo mjafton, nuk ka nevojë për më shumë se kaq”, th Rama.
Delegacionet e dy qeverive, firmosen dy marrëveshje. Njëra u firmos nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu për eksportet dhe bashkëpunimin industrial e tjetra u nënshkrua nga ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani, e cila ka të bëjë me çështjet me interes të përbashkët, një prej të cilave është emigracioni. Ndërkohë më herët kryeministri britanik Kier Starmer u prit me ceremoni shtetërore nga presidenti i vendit Bajram Begaj./vizionplus.tv