EMRI-FOTO/ Prezantohet drejtori i ri i Burgut të Durrësit

Serjan Mazrreku është prezantuar sot si drejtori i ri i burgut të Durrës.
Ai vjen në këtë detyrë me një eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore.
Aktualisht është anëtar i këshillit drejtues të Porti i Durrësit dhe ushtron profesionin e avokatit.
Më herët ka mbajtur për rreth 8 vite pozicionin e administratorit të Njësisë nr. 6 në Durrës si dhe ka pasur role të ndryshme administrative në bashki dhe në politikë.
Prezantimi i tij u bë nga Adriatik Kupi, në kuadër të ndryshimeve në drejtimin e institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Mazreku zëvendëson në këtë detyrë të ndjerin Edmond Llabani, i cili pësoi një hemorragji cerebrale më 19 janar dhe ndërroi jetë pak ditë më parë.