Pakistani, Egjipti dhe Turqia nxitën iranianët/ Teherani i jep “Ok”-in negociatave me SHBA

Udhëheqësi Suprem Mojtaba Khamenei i ka dhënë ‘OK’ delegacionit iranian për bisedimet me Shtetet e Bashkuara.
Sipas Axios delegacioni e mori mbrëmjen e djeshme miratimin e tij. Ndërmjetësuesit nga Pakistani, Egjipti dhe Turqia gjithashtu i nxitën iranianët të merrnin pjesë në takim, shton Axios.
Sipas një burimi diplomatik pakistanez të cituar nga transmetuesi nga Katari, delegacioni paraprak iranian ka mbërritur në Islamabad, ndërsa delegacioni paraprak amerikan tashmë ndodhet në qytet.
I njëjti burim ka treguar se të dyja palët po përfundojnë procedurat paraprake për bisedimet indirekte, me Pakistanin që tregon një vullnet të qartë për të mos zbuluar asnjë detaj mbi vendin, natyrën apo axhendën e këtyre takimeve.
I njëjti burim thotë se zëvendëspresidenti amerikan JD Vance që do të kryesojë delegacionin amerikane, pritet të mbërrijë në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit, mes mesditës dhe pasdites së të mërkurës sipas orës lokale.
LEXO EDHE: Po përfundon armëpushimi, Trump i prerë: Nëse nuk arrihet një marrëveshje, do të bombardojmë