E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI-FOTO/ Vrau bashkëatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm i riu shqiptar në Britani

22-vjeçari shqiptar Kozma Papa është dërguar nga gjykata britanike me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëatdhetarit të tij.

I riu shqiptar u arrestua në shkurt të këtij viti pasi vrau bashkëatdhetarin e tij Bledi Petraj në Southgate.

Mediat britanike raportojnë se mbrëmjen e 4 shkurtit pas në konflikti fizik mes tyre Papa ka vrarë me thikë 37-vjeçarin.

Më herët dy shqiptarët kishin patur një konflikt të nisur në një kafene, e cila më pas eskaloi në përplasje fizike.

Siaps prokurorit të çështjes dy shqiptarët kanë qenë të pajisur me thika, derisa viktima Bledi Petraj, humbi kontrollin e thikës dhe vrasësi, Kozma Papa e kapi thikën dhe me dy thika në duar, në kohën pasi viktima kishte rënë në tokë  e ka goditur 13 herë në mënyre të vazhdueshme viktimën, i cili edhe pse u gjet i gjallë nga ambulanca nuk arriti t’i shpëtojë dot dhe ndërroi jetë pas disa orësh në spital në pasditen e 4 shkurtit të këtij viti.

22-vjeçari Kozma Papa

Autori i vrasjes u kap nga Policia duke u larguar me makinë jashtë Londrës dhe e pranoj vrasjen e kryer.

Hetuesit e Policisë Metropolitane në këtë rast nuk specifikojnë shkakun dhe motivin e vërtetë që çoi në përplasjen fizike që rezultojë me humbjen e jetës së 37-vjeçarit Bledi Petraj me banim në Londër.

Kryededektivi britanik Matheë Goode, thotë: “I shprehim ngushëllimet familjes së Bledit dhe të dashurve të tij që mbajnë zi për vdekjen e tij. Kishim të bënim me një përleshje fizike që përfundoje në një humbje të pakuptimtë të jetës dhe Papa do vuaj një kohë jashtëzakonisht të gjatë me të drejt, prapa hekurave”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›