E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRI/ Goditet me mjet prerës lojtari i ekipit Flamurtari në Vlorë, shpallet në kërkim autori

Një shtetas rreth 31 vjec është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës i goditur me mjet prerës. Nga raportimet e para, 31 vjeçari është identifikuar si Sodiq Atanda me shtetësi te huaj.

Mësohet se i riu është lojtar i ekipit Flamurtari. Sipas informacioneve të para mësohet se e kanë sulmuar në rrugë për ta grabitur. Pas marrjes së mjekimit në spital, 31-vjeçari është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin për rastin.

Nderkohe është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi 21 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij, i cili paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›