E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

‘Tuneli i Murrizit, kurth i paparë i natyrës’/ Rama: Projekti është bërë me PPP, i ka kushtuar më pak shtetit. Veprat tona infrastrukturore me standartet e BE

Kryeminstri Rama i është përgjigjur në rrjetin social Facebook komenteve të ndjekësve të tij dhe nuk nguroi të etiketonte Tunelin e Murrizit si një kurth të natyrës me peripecitë e shumta gjatë ndërtimit. Rama u shpreh se ndërtimi i këtij tuneli i kushtoi më pak para shtetit sepse u zhvillua me PPP- Partneritet Publik Privat dhe përmendi se çdo vepër infrastrukturore në Shqipëri është bërë me standarte europiane.

“Sot jam cliruar nga një makth i vërtetës, Tunelin e Murrizit. Një kurth i paparë i natyrës ku thashë ramë dhe nuk do dalim më. Kur puna po ecte mirë e bukur, plasën ujërat duke na shtyrë afatet e përfundimit. Faleminderit atyre që nuk kanë kursyer mesazhet pozitive sot. Cdo vepër infrastrukture që ne ndërtojmë është vetëm me standarte europiane. Ne e kemi ndarë mendjen që do e bëjmë vend të BE-së Shqipërinë.

Kjo vepër është bërë me PPP- Partneritet Publik Privat dhe i ka kushtuar shtetit shumë më pak. Llogaraja nuk kishte nevojë për hekura sepse është shkëmb, ndërsa Murrizi ka përbërje argjilore ndaj duhet të blindohej me hekur.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›