EMRI/ Lëvizte me armë pa leje, e pëson 23-vjeçari shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë pa leje. Mediat italiane raportojnë se është arrestuar 23-vjeçari Arbnor Demaj.
Gjatë kontrollit fizik Demajt iu gjet një pistoletë Zoraki 7.65 me 9 fishekë.
23-vjeçari shqiptar ishte pa precedentë penalë, prandaj ndaj tij u vednos masa detyrim paraqitje. Mediat italiane raportojnë se shkak i mbajtjes së armës mund të jetë bërë papjekuria e të riut, i cili mund të ketë qenë i ndikuar nga filmat.