E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRI/ Mbetet pa jetë 20 vjeçari nga përplasja në Kardhiq-Delvinë

EMRI/ Mbetet pa jetë 20 vjeçari nga përplasja në Kardhiq-Delvinë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të shtunë, ku përplasja e dy automjeteve ka rezultuar me një viktimë dhe tre persona të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, dy mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë e goditjes së fortë, njëri automjet ka dalë nga rruga duke u përmbysur, ndërsa mjeti tjetër, tip “Audi”, ka pësuar dëmtime të shumta.

Nga aksidenti ka humbur jetën Orest Mamutaj, 20 vjeç, i cili dyshohet se ishte nga Lazarati. Në automjet me të ndodhej edhe vëllai i tij.

Të plagosur kanë mbetur Shyqyri Liko, Dalip Troka dhe Erjon Barjamaj, banues në Fier. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ata kanë marrë dëmtime, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë, ambulancat dhe forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë të të lënduarve dhe për normalizimin e qarkullimit.

Tre të plagosurit pritet të transportohen në Spitalin Rajonal të Vlorës për trajtim më të specializuar mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›