E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares në Fier

Vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik në fshatin Frashër, ku Emanilda Rama, 26 vjeçe, vrau për motive të dobëta babanë e saj. Policia ka vënë në pranga një person të dytë, të dyshuar si bashkëpunëtor në këtë krim të rëndë familjar.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Fierit, është arrestuar Çlirim Dogani, 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec. Hetimet paraprake tregojnë se ai ka bashkëpunuar me të renë në ekzekutimin e viktimës, duke përdorur tel për strangulim, si edhe sende të forta dhe mjete prerëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit kanë vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në ditët në vijim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›