Zjarret përfshijnë vendin, dronët Bayraktar TB2 mbi Shqipëri në mision për vatrat aktive

Shqipëria po përballet me një situatë alarmante zjarresh në disa vende të territorit, ndërsa temperaturat ekstreme që sot kanë arrijnë deri në 43 gradë Celsius kanë përkeqësuar përhapjen e flakëve.
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, bëri me dije se që në orët e para të mëngjesit janë angazhuar dronët Bayraktar TB2 të Forcës Ajrore, të cilët kanë kryer mbifluturime mbi 18 vatra aktive për të vlerësuar nga ajri shkallën e rrezikut.
“Që në orët e para të mëngjesit dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut. ????????
Ekuipazhet e ???? dhe efektivët tanë???????????? në terren në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor????????, me përparësi në zonat e banuara.
See less,” deklaroi ministri Vengu.
Përballë kushteve ekstreme të motit dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë të shtuar dhe bashkëpunim nga komuniteti lokal, ndërsa strukturat e emergjencës mbeten të angazhuara në çdo cep të vendit për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin.
/vizionplus.tv