E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRI/ Në kërkim për vrasje në Spanjë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar

Arrestohet një 39-vjeçar, i cili akuzohet për vrasje nga autoritetet spanjolle. Bëhet fjalë për Elion Vathi ( Kaci), banues në Kamëz.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale ‘Vrasje” parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›