E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Sherr për parkimin në Fier, plagoset me thikë 33- vjeçari

Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një 33- vjeçar është plagosur me thikë nga një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Tetori”, ndërsa i plagosuri Dashnor Dorti, 33 vjeç ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Konflikti ka ndodhur për parkimin e automjetit ndërsa Policia po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›