E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari në Korçë

Një 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira në fshatin Drithas, në Maliq.

Arrestimi i shtetasit Spiro Bregu, banues në Drithas, u bë në kuadër të operacionit të koduar “Drithas”, i finalizuar pas disa javësh hetimesh me metoda speciale nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve.

Gjatë kontrollit në lokalin që 57-vjeçari kishte marrë me qira, policia gjeti një sasi të dyshuar kokaine, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza dhe dyshohet se ishte gati për shitje.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një tjetër sasi e lëndës së dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një celular.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë së dyshuar kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›