E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizi me makinë në trotuar, i hiqet patenta shoferit në Berat

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Policia e Beratit gjobiti me 60 000 lekë dhe i hoqi patentën drejtuesit të një automjeti, pasi lëvizi me makinë në trotuar.

Policia njoftoi se, pas publikimit në rrjetin social “TikTok”, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që lëvizte në trotuar, në një rrugë në qytetin e Beratit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Berat kryen veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi I. L., i cili u shoqërua në Komisariat, ku u kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Në përfundim, shtetasi I. L. u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë, si dhe iu tërhoq leja e qarkullimit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit, rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›