E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ U godit me gju në kokë gjatë ndeshjes pak javë më parë, ndërron jetë në moshën 18-vjeçare ish-futbollisti i Bayern

Bayern Munich ka dhënë një lajm të trishtë këtë të enjte. Ish-futbollisti i skuadrës gjermane, Jiaxuan Guo, ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare.

Futbollisti kinez pësoi një dëmtim të rëndë pak javë më parë, gjatë një ndeshjeje miqësore në Spanjë. Ai u godit me gju në kokë nga një kundërshtar dhe dëmtimi rezultoi fatal, duke i marrë jetën, pas disa javëve përpjekje.

Jiaxuan Guo ishte pjesë e Bayern Munich në Kupën e Botës për klube në vitin 2023, pasi bavarezët e kanë në traditën e tyre t’i marrin lojtarë të talentuar në këtë garë.

“FC Bayern është në zi për ndarjen nga jeta të Guo Jiaxuan, ish-lojtarit të skuadrës sonë në Botëror, i cili ka vdekur në moshën 18-vjeçare në vendlindjen e tij, Kinë. Ai ndërroi jetë pas një dëmtimi të rëndë në kokë pas një aksidenti tragjik gjatë një ndeshje stërvitore në Spanjë më 6 shkurt. Mendimet e klubit janë me familjen dhe miqtë e tij.

Qendërmbrojtësi ishte pjesë e skuadrës së FC Bayern në 2023 në Botërorin e Klubeve, e cila u jep lojtarëve të talentuar nga e gjithë bota mundësinë për t’u shfaqur për futbollin profesionist. Jiaxuan gjithashtu përfaqësoi Kinën në nivelin e të rinjve”, thuhet në komunikatën e Bayernit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›