E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ U vra ndërsa lëvizte në fshat, zbardhen detaje nga krimi në Vaun e Dejës! 65-vjeçari ishte dënuar më herët për vrasje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vaun e Dejës mbrëmjen e sotme, ku një 65-vjeçar është gjetur në rrugë pa shenja jete, dhe pas konstatimit fillestar është zbuluar se është vrarë me armë.

Burime paraprake bëjnë me dije se 65-vjeçari Frrok Lleshaj  ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit Paçram, kur është qëlluar me armë zjarri dhe shkak dyshohet hakmarrja. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi menjëherë policinë vendore.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilat rrethuan zonën dhe kanë nisur hetimin për zbardhjen e krimit si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 65-vjeçari ka qenë i dënuar për vrasje, ndaj edhe pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilat rrethuan zonën dhe kanë nisur hetimin për zbardhjen e krimit si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Njoftimi: 

Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›