E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRI+VIDEO/ I shtrirë në tokë, dalin pamjet e plagosjes me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë në Shkodër janë shënuar mëngjesin e kësaj të hëne, rreth orës 09:00.

Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata raporton se një person, i identifikuar si Aleksander Curaj 40-vjeç ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë u shënua në qendër të qytetit, tek zona e dollarit. Deri tani nuk ka detaje se kush ka qenë motivi i plagosjes së Curajt, i cili aktualisht ndodhet në spital dhe është në gjenje të rëndë shëndetësore.

Nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, Curaj shihet i shtrirë në tokë dhe i gjakosur.

Autori ka qenë me biçikletë kur ka qëlluar 4 herë dhe më pas është larguar në drejtim të kryqëzimit të ish-degës.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes, identiteti i të cilit deri në këto momente nuk është bërë i ditur.

Sipas bluve autori është larguar mes lagjeve të qytetit, ndaj dhe për kapjen e tij janë ngritur disa pika kontrolli.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›