ENEMO shtrin vezhguesit ne gjithe Kosoven

Rrjeti Evropian i Organizatave Monitoruese te Zgjedhjeve ndash ENEMO ka konfirmuar se vezhguesit e ketij rrjeti po e percjellin nga afer procesin e votimeve ne Kosove.
Kryesuesi i ketij misioni Zllatko Vujoviq tha se ENEMO eshte duke percjelle dhe mbledhur detaje te votimeve nga te gjitha qendrat dhe se vleresimet ne lidhje me procesin do te publikohen te henen.
Ekipet tona jane duke mbuluar nje te treten e qendrave te votimit tha Vujoviq.
Nje pjese te vezhguesve Vujovic tha se e ka derguar edhe ne veri te Kosoves por as nga kjo pjese nuk ka dhene shpjegime ne lidhje me ecurine e deritashme te procesit te votimit.
ENEMO ka konfirmuar shtrirjen e 182 vezhguesve ne gjithe Kosoven.
Prej tyre 170 do te shperndahen ne te gjitha qendrat e votimit neper Kosove ndersa 12 vezhgues do te qendrojne ne qendren e numerimit te votave dhe rezultateve dhe do monitorojne procesin derisa te shpallet rezultati perfundimtar.