E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillohen ne Kosove zgjedhjet parlamentare

Zyrtare te KQZ-ve thone se materiali zgjedhor tashme eshte shperndare ne te gjitha qendrat e votimit gjithandej Kosoves dhe qe nga ora shtate ka filluar procesi i votimit i cili do te zgjate deri ne oren 19 te mbremjes.

Votuesit do te zgjedhin kandidatet per 120 vendet e Parlamentit

Organizatoret e zgjedhjeve thone se akoma jane duke mbledhur informata nga komisionet zonale per te pare nese me kohe jane hapur te 746 qendrat e votimit ne te cilat jane parapare te jene 2.280 vendvotime. Te drejte vote kane mbi nje milion e gjashtaqind mije qytetare te Kosoves 73.000 nga te cilet jane votues te rinj. 29 subjekte politike garojne me kandidatet e tyre per 120 vendet e parlamentit. Tete subjekte politike serbe garojne ne keto zgjedhje. Ne keto ore te mengjesit moti eshte i ftohte dhe pjesemarrja e qytetareve ne votime akoma eshte simbolike. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nga atmosfera parazgjedhore ne Kosove

Zgjedhjet vezhgohen nga vendoret dhe nderkombetaret

Rreth 800 vezhgues nderkombetare do te vezhgojne zgjedhjet e sotme. 34 ekipe me afro 500 vezhgues jane nga ambasadat e shteteve perendimore ne Kosove. Shefi i zyres civile nderkombetare Peter Feith se bashku me ambasadoret e QUINT-it u kane bere thirrje qytetareve qe masivisht te marrin pjese ne votime per faktin qe zgjedhjet e 12 dhjetorit te parat qe nga shpallja e pavaresise i kane cilesuar te nje rendesie te vecante per vendin. Mbi gjashte mije police te Kosoves jane te angazhuar per sigurine e votimeve dhe deri tani raportohet per situate te qete.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›