ERE: Ja pse u rrit cmimi

“Furnizimi pa nderprerje me energji nuk mund te kete te njejten kosto si furnizimi me nderprerje te planifikuara”, ka sqaruar Nepravishta.
Nje tjeter faktor qe sipas tij coi ne rritjen e cmimit te energjise jane edhe investimet, ato qe jane kryer rishtaz, por edhe projekte te tjera ne ndertim.
“U ndertua TEC-i i Vlores, qe eshte nje investim jashtezakonisht i madh. Eshte ndertuar me kredi dhe ne keto kushte ky investim duhet te shlyhet. Kemi edhe linjen e interkonjeksionit me Malin e Zi, kemi perseri kredi qe duhet te shlyhen”, ka saktesuar kreu i ERE.
Por me shume se sa investimet apo furnizimi pa nderprerje, qytetaret po paguajne cmime te larta per shkak te keqmenaxhimit qe i eshte bere ne vite sistemit energjitik dhe vjedhjeve te medha qe vazhdojne edhe sot.