Ekonomia, Bode kunder Rames

“Me rastin e vitit te Ri Rama shfaqet me shpurren e tij tek bizneset ne modelin e gogolit. Qeveria mbajti ritmet me pozitive te ekonomise, sistemi bankar eshte stabilizuar dhe borxhi publik i vitit 2009 eshte ne perputhje me parametrat e vendosura ne 2008-en dhe sipas parimeve te FMN-se”, ka deklaruar Bode.
Sipas tij, deklaratat e kreut socialist hidhen poshte edhe nga raportet e nderkombetareve mbi situaten ekonomike ne vend.
“Jane disa raporte te njepasnjeshme nga bankat nderkombetare dhe KE, qe sanksionojne qe ekonomia shqiptare ishte nder te paktat qe qendroi jashte vorbulles se krizes me te thelle qe kaloi bota”, ka nenvizuar Bode.
Partia Socialiste me heret deklaroi se pertej shifrave te trukuara e te dhenave te manipuluara, situata ekonomike ne vend eshte tejet e renduar si pasoje e keqqeverisjes, reformave te munguara, mohimit te krizes dhe shperdorimit te financave publike nga ana e qeverise.