ERE: Kontratë e re për energjinë me CEZ-in
TIRANË- Nga 1 janari 2012, konsumatorët dhe bizneset do të kenë një kontratë të re për furnizimin me energji elektrike me kompaninë CEZ Shpërndarje.
Burime nga Enti Rregullator i Energjisë bëjnë të ditur se për njohjen e kësaj kontrate, në fillim të muajit shtator do të nisin seancat dëgjimore me palët e interesuara në Fier, Shkodër dhe Tiranë.
Kontrata e re parashikon penalitete në raportin komercial CEZ-konsumator për shkeljet që do të bëjë secila palë.
Burime nga ERE bëjnë të ditur se kontrata e re do të ketë një aneks, që pritet të diskutohet me palët e interesit, që ka si qëllim të vendosë kushtet e furnizimit me energji elektrike, si nga pikëpamja e sigurisë së energjisë elektrike, ashtu edhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike.
Ky aneks pritet të përfshijë edhe detyrime për marrëdhëniet midis përdoruesve dhe kompanisë në aspektin e furnizimit me energji elektrike si dhe marrëdhënieve komerciale ndërmjet tyre.
Kontrata e re e furnizimit me energji elektrike pritet të rregullojë marrëdhëniet midis CEZ dhe konsumatorëve të saj dhe vjen pas një sërë ankesash, kryesisht të këtyre të fundit për një sjellje jo korrekte të CEZ-it.
(d.b/BalkanWeb)