E Shtunë, 31 Tetor 2026

Remontet, gjysma e Veriut të Shqipërisë sot pa drita

TIRANE-Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftoi se gjatë ditës së sotme do të ketë remonte në një pjesë të mirë të Veriut të vendit. Për punime lidhur me riparimin e linjës Reps-F.Arrëz, do të bëhet stakimi i linjave 110 kV F.Arrëz-Reps, F.Arrëz-Fierzë dhe F.Arrëz-Kalimash. Stakimi i energjisë elektrike do të bëhet gjatë ditës së sotme në orët 08:30-10:00 në Fushë Arrëz, Pukë, Kukës, Has, si dhe komunat Tërthore, Topojan, Shishtavec, Bicaj, Ujmishte, Shtiqën, Surroj, Kalosh, Shëmri, Golaj, Fajzë, Gjinaj, Bytyç, Rrapë, Gjegjan, Qerret, Qelëz, Qafë Mali, si dhe tuneli i Kalimashit. Po për remont, OST njofton se sot është planifikuar stakimi i linjës 110 kV Kalimash-Kukës në orët 08:30-16:00.
Zonat që do të kenë ndërprerje të energjisë janë Bashkia Kukës, komunat Tërthore, Topojan, Shishtavec, Bicaj, Ujmishtë, Shtiqën. Ndërkohë, në përputhje me planin grafik të remonteve për vitin 2011, do të dalin në skemë remonti linjat e interkonieksionit 400 kV Zemblak-Kardhia dhe Zemblak-Elbasan 2. Ky remont është parashikuar të kryhet në datat 1-6 shtator në orët 08:00-17:00.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›