E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE Nuk do te rritet cmimi i energjise

ERE ka vendosur qe cmimi per konsumimin e energjise deri ne 300 kilovat ore do te mbetet i njejte nderkohe qe mbi kete shume te konsumuar do te kete cmim tjeter.

ERE po diskuton gjithashtu nese cmimi do te rritet ne rastet kur konsumatoret shpenzojne me shume se 300 kilovat per ore ne muaj.

Tre operatoret KESH CEZ dhe OST kane kerkuar per vitin e ardhshem nje rritje te cmimit per konsumatoret me 12 per qind. E thene ndryshe nga 9.53 leke per kilovat ore qe eshte aktualisht cmimi mesatar i energjise propozohet qe te rritet ne 10.67 leke per kilovat ore.

CEZ ka kerkuar gjithashtu qe te hiqet fasha e konsumit prej 300 kilovat ore mbrojtese per shtresat e varfra. Kompania CEZ Shperndarje e ka argumentuar rritjen e cmimit te energjise me faktin se duhen kryer investime nderkohe qe humbjet mbeten te larta per shkak te vjedhjes se energjise nga nje pjese e konsumatoreve.

2010-12-07 1130

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›