E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredi nga Austria per modernizimin e administrates

Marreveshja u nenshkrua sot nga ministri i Financave Ridvan Bode dhe ambasadori austriak ne Tirane Florian Raunig nenshkruan sot marreveshjen per nje kredi te bute ne vleren 40 milione euro qe qeveria austriake jep per realizimin e disa projekteve ne kuader te programit E-Goverment.

Kredia ne fjale do te shkoje per modernizimin e plote te administrates tatimore modernizimin e te gjithe sistemit shendetesor ne Shqiperi si dhe modernizimin i sistemit te Regjistrit te Pronave.

Ministri Bode tha se ky hap vjen pas bashkepunimit shume te mire dhe te suksesshem me palen austriake ne zbatimin e projektit te Regjistrit te Gjendjes Civile i cili sherbeu si baze ne regjistrimin e popullsise dhe leshimin e pasaportave biometrike. Nderkohe ambasadori Raunig ka theksuar se pas nje bashkepunimi shume te suksesshem dhe te frytshem me qeverine shqiptare qeveria austriake vendosi per levrimin e kesaj kredie per permiresimin e infrastruktures dhe sherbimeve.

Qeveria austriake po vazhdon ne kete menyre mbeshtetjen e saj per Shqiperine por dhe mbeshtetjen e saj per te permiresuar jeten e perditshme te qytetareve shqiptare . Kredite e akorduara do te rifinancohen nga Oesterreichische Kontrollbank Aktiengesellschaft OeKB dhe do te kene nje koeficient koncensionaliteti jo me pak se 35 qe do te thote me terma te uleta interesash.

2010-12-07 1546

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›