ERE i heq licencën CEZ përshpërndarjen e energjisë
TIRANE- Enti Rregullator i Energjisë në mbledhjen e sotme vendosi t'i heqë licencën kompanisë “CEZ Shpërndarje”. Në mbledhjen që u zhvillua sot në mesditë, Sait Dollapi u zgjodh administratori shtetëror i CEZ me 4 vota pro dhe 1 kundër.
Administratori i ri shtetëror do të menaxhojë sistemin e shpërndarjes derisa licenca t'i kalojë një subjekti tjetër. Në mbledhjen e javës së kaluar bordi i Entit Rregullator mori në shqyrtim 6 kandidatura. Ata ishin ish-kreu i OSSH, aktualisht drejtori i Ujësjellësit, Sait Dollapi, Artan Topi, Genc Gjorgjani, Rezart Isufi, Agron Seseri dhe Onorina Jata.
Pas seancës dëgjimore u skualifikua Onorina Jata, pasi siç bëri të ditur drejtori juridik i ERE-s, Eduart Elezi, ajo ishte aktualisht punonjëse në CEZ. ERE ka miratuar rregulloren për mënyrën e përzgjedhjes së administratorit dhe mënyrën se si do të funksionojë sistemi i shpërndarjes së energjisë, nëse CEZ-it i hiqet licenca.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)