ERE i heq licensen CEZ-it

Enti Rregullator i Energjisë vendosi të hënën në mesditë heqjen e
licences së kompanise ceke CEZ, që kishte në pronësi rrjetin e
shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri.
Paralelisht me kete vendin, ERE caktoi edhe administratori shteteror, i cili eshte caktuar te jetë ish-drejtori i KESH-it, Sahit Dollapi.
Vendimi i Entit Rregullator erdhi pas nje sere konfliktesh me komanine ceke ne lidhje me mos permbushjen e kushteve sipas kontrates se lidhur me Qeverine shqiptare. Me kryesoret ishte mosimportimi i energjise elektrike, nderprerjet kolektive të energjise dhe mungesa e bilanceve financiare.
Enti disa muaj me pare paralajmëroi CEZ-in që të reflektojë duke përmbushur kushtet, por kompania ceke akuzoi qeverine e se e ka vene përballë vështiësish të mëdha ekonomike si pasojë e gjobave dhe mospageses se energjisë nga konsumatoret dhe ku nje nga debitoret me te medhenj ishin edhe vete institucionet dhe entet shteterore.
Kulmi i perplasjes me qeverine erdhi kur CEZ i nderpreu furnizmimin me energji te gjithe ndermarrjeve te ujesjellësit që kishin detyrime te papaguara, duke lene pa uje me shume se gjysmen e vendit. Ky veprim shkaktoi indinjate popullore dhe qeveria u detyrua te siguroje nje vendim gjykate per ta detyruar CEZ-in te mos e ndërpresë më energjinë deri në zgjidhjen e konfliktit me kete kompani.
Heqja e licenses se CEZ-it eshte nje nga deshtimet me te medha ne privatizimin e ndermarje strategjike ne Shqiperi.