Ekspozita ne kujtim te 93 vjetorit te Kongresit te Lushnjes

Në kujtim te 93 vjetorit të Kongresit të Lushnjes , zonja Nevila Nika jep një mesazh për bashkim për çështje të rëndësishme kombëtare, siç bënë këto burra një shekull më parë.
Me stendën e relikeve ku mund të veçojmë penën, vulën e kongresit si dhe flamurin zë fill ekspozita e çelur në holline Muzeut Kombëtar.
Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi e vlerëson këtë ngjarje si ringjalle të Shqipërisë.
100 dokumenta dhe 30 fotografi të kohës pasqyrojnë këtë ngjarje të rëndësishme që nga zanafilla dhe deri në mbajtjen e kongresit. Kongresi i Lushnjes është kongresi i shpëtimit kombëtar, kongresi qe miratoi Kushtetutën e parë demokratike.