E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE konference mbi tregun e energjise

Enti Rregullator i Energjise me rastin e 15-vjetorit te krjimit si institucion zhvilloi nje konference te gjere mbi tregun e energjise ne vend dhe sfidat qe shtron ky treg.

Kryetari i ERE-s Bujar Nepravishta gjate fjales se tij vuri theksin tek reformat qe jane ndermarre per te liberalizuar tregun e energjise dhe per ta shnderruar ate ne nje treg eficent. Sipas zotit Nepravishta serish shtrohen perpara nje sere reformash te tjera per te rritur poziten energjitike te Shqiperise ne rajon.

Pervec investimeve ne burimet e reja energjetike nje nga masat e tjera te domsosdoshme per tu marre ne kete drejtim sipas kreut te ERE-s eshte edhe integrimi i tregut te energjise me ate te Kosoves.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›