Shqiperia meriton heqjen e vizave ajo i ka plotesuar kushtet

Cecilia Malmstrom Komisionerja per Ceshtjet e Brendshme te BE
Shqiperia dhe Bosnja kane permbushur te gjitha kushtet. Keshtu u shpreh dje Komisionerja per Ceshtjet e Brendshme te BE Cecilia Malmstrom ka rekomanduar ne seancen plenare te Parlamentit Evropian heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Gjate fjales se saj ne kete seance shefja e Komisionit per Ceshtje te Drejtesise dhe Siguri te Brendshme Cecilia Malmstrom fillimisht pergezoi ekipet e punes qe ndoqen procesin e me pas tha se Shqiperia dhe Bosnja kane shenuar permiresime te dukshme ne realizimin e detyrave te lena. Komisionerja ka theksuar se dy vendet kane bere progres duke plotesuar kushtet kryesore e njekohesisht ka pergezuar grupin e punes per kete proces duke dhene siguri. Komisionerja ka vleresuar raportin e eksperteve te BE mbi Shqiperine dhe Bosnjen dhe ka shprehur shpresen e saj qe ne javet e ardhshme te kemi nje konfirmim te ketij raporti rezolutes dhe me pas nje heqje te vizave. Eurodeputeti Carl Bild mbeshteti propozimin per heqjen e vizave duke thene se liberalizimi i levizjes eshte prioritet dhe se eshte koha qe dy vendet e Ballkanit te shohin driten e levizjes se lire.
Eurodeputetja Ulrike Lunacek Ne PE mbeshtetje te madhe per heqjen e vizave ndaj shqiptareve dhe boshnjakeve Une shpresoj qe kjo heqja e vizave per boshnjaket dhe shqiptaret te ndodhe para fundit te ketij viti. Ne Parlamentin Evropian do te kete nje mbeshtetje te gjere per faktin qe me ne fund edhe njerezit ne Bosnje dhe Shqiperi te gezojne lirine e levizjes ne BE. Ne presim si edhe shpresojme se kjo do te ndodhe ne fillim te nentorit me e vonta ne kuader te Keshillit te Ministrave te Brendshem. Ketu duhet te kembengulin ka disa vende para se gjithash ministrite e brendshme te tyre qe nuk jane shume dakord me kete megjithese Bosnja dhe Shqiperia i kane plotesuar me te vertete te gjitha ato qe ka kerkuar Komisioni prej tyre. Eurodeputetja Annemie Neyts - Uyttebroeck Shume shpejt shqiptaret do ta kene mundesi te udhetojne ne Europe Grupi yne liberal demokrat do te votoje per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe vende te tjera. Madje disa kolege te grupit tone kane qene nder me te flaktit per heqjen e regjimit te vizave. Kuptohet se perse ne si liberale jemi ne favor te levizjes se lire te njerezve. Ne mendojme se liberalizimi i vizave ua shton sigurine njerezve Kur e di se je i lire te levizesh mund te kthehesh ne vendin tend. Levizja forcon marredheniet edhe mes vendeve. Edhe shqiptaret do ta kene mundesine te kene kontakte dhe te udhetojne kudo ne Evrope. Une mendoj se kjo eshte shume e rendesishme.
...