ETA: Do vazhdojme luften per pavaresi

Organizata separatiste baske, ETA ka deklaruar sot se deshiron qe te vazhdoje luften ne menyre qe rajoni bask te fitoje pavaresine.
Ne nje komunikate te publikuar nga gazeta “Gara”, e afert me organizaten terroriste, ETA ben thirrje per bashkim te te gjitha forcave, “ne menyre qe ne rruge paqesore dhe demokratike te arrihet pavaresia”.
ETA, e cila konsiderohet pergjegjese per 825 te vdekur ne konfliktin e saj 40 vjecar, shton se kete synim te sajin tentojne ta pengojne “shtetet armiqesore” Spanja dhe Franca.