E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX: 1800 persona ende të pagjetur në Kosovë

PRISHTINË- Rreth 1800 persona rezultojnë ende të humbur dhe nuk janë gjetur nga konflikti i Kosovës. Kjo është komunikata më e fundit nga ana e EULEX që bëjnë me dije mediat kosovare.Ndërkohë që EULEX-i po vijon bashkërëndimin e përpjekëve me shoqatat e familjeve të të humburve por edhe me autoritetet serbe.

"Prej kohës kur EULEX-i ka filluar të punojë me Ministrinë e Drejtësisë dhe deri sot janë gjetur, identifikuar dhe u janë kthyer familjeve mbi 220 mbetje njerëzore",- thuhet në njoftimin e misionit të Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Ndër të tjera komunikata e EULEX thotë se "mijëra dokumente janë shqyrtuar dhe më shumë se 1300 mostra të eshtrave janë dërguar për analizë të ADN-së". Ndërkohë "EULEX-i do të vazhdojë ta mbështesë Departamentin e Mjekësisë Ligjore në përpjekjet e tij për përcaktimin e fatit të atyre që ende janë të pagjetur", - përfundon njoftimin e tij misioni i Bashkimit Evropian në Prishtinë.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›