Bogdanovic: Kosovësnuk i takojnë prona në ish-Jugosllavi
BEOGRAD- Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanovic, tha se Kosova nuk mund të kërkojë prona në vendet e ish Jugosllavisë sepse nuk është trashëgimtare me të drejta të plota. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Radio Europa e Lirë.
Ndërkohë bëhet e ditur se Bogdanovic e ka mbrojtur deklaratën e tij duke theksuar faktin se Kosova nuk ka QËnë Republikë në Jugosllavi ndaj nga Serbia nuk njihet si shtet i pavarur.
“Kthimi i pronës, që ish ndërmarrjet shoqërore dhe shtetërore nga Kosova kanë në Serbinë Qendrore, nuk është i mundur sipas modelit për ndërmarrjet nga Sllovenia dhe Kroacia”,- ka deklaruar Bogdanovic.
Ministri për Kosovën në qeverinë serbe ka thënë se në tri dekadat e që lamë pas, Serbia ka investuar rreth 18 miliardë dollarë për zhvillimin e Kosovës, ndërkohë që ka nënvizuar faktin se Serbia është pronari i vërtetë i ish ndërmarrjeve shoqërore nga Kosova.
(e.m/rel/BalkanWeb)