E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX: Listë e gjatë emrash nën hetim për krim e korrupsion

Prishtinë, 30 Qershor, NOA Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, ka hartuar një listë të gjatë me emrat e personave që po hetohen nën dyshimin për korrupsion dhe krim të organizuar, madje edhe ka finalizuar planin e veprimit ndaj tyre.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar kryeprokurori i EULEX-it, Johanes Van Vrejsvijk, sipas të cilit, do ta zbatojmë këtë listë në afatin kohor nga korriku i këtij viti deri në shtatorin e vitit të ardhshëm.

Kjo listë ku ka persona që janë nën hetime, sipas tij, është shumë e gjatë, por ai spranoi të flasë për numrin e saktë dhe nivelin apo pozitat e zyrtarëve që po hetohen.

Është një listë e gjatë, aty përfshihen hetimet në gjithë Kosovën, përfshirë edhe Mitrovicën. Një pjesë ka të bëjë me qeverinë, një tjetër me bizneset e tjera, tha Vrejsvijk.

Duke e përjashtuar mundësinë që hetimet të godasin vetëm një parti politike, ai tha se thuajse të gjitha prej tyre kanë persona që gjenden nën hetime.

Mësohet prej tij se ky plan veprimi do të vijojë atë të bastisjeve të realizuara në qeveri dhe hetimet e ndërmarra ndaj ministrit të Transportit, Fatmir Limaj.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›