E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia: SHBA të na japë sqarime për 10 të arrestuarit si agjentë

Moskë, 30 Qershor, NOA Arrestimi i 10 personave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si të dyshuar të agjenturave ruse, duket se i ka lënë një shije mjaft të keqe Rusisë, e cila ka kërkuar menjëherë sqarime për këtë ngjarje.

Nga ana e saj, ministria e Jashtme e Rusisë ka pranuar se disa prej spiunëve të dyshuar të arrestuar në Shtetet e Bashkuara, janë shtetas rusë, por ka insistuar se ata nuk kanë bërë asgjë për ti dëmtuar interesat e Shteteve të Bashkuara.

Rusia pret që Shtetet e Bashkuara të tregojnë mirëkuptim, duke marrë parasysh karakterin pozitiv të shkallës aktuale të zhvillimeve të raporteve ruso-amerikane, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Një fakt të tillë, kryeministri rus, Vladimir Putin, ia komunikoi edhe ish-presidentit amerikan, Bill Klinton, i cili ishte në Moskë për të marrë pjesë në një konferencë për investime.

Po shoh se policia juaj ka lëvizur dhe i ka burgosur disa njerëz dhe mendoj se kjo është punë e tyre. Shpresoj se trendi pozitiv në marrëdhëniet tona të dyanshme aktuale nuk do të dëmtohet nga këto ngjarje, tha Putin.

Një koment të tillë ai e bëri në një kohë kur vetëm para pak ditësh u zhvillua takimi i lartë presidencial Obama-Medvedev në Shtëpinë e Bardhë, në kuadrin e një vizite tre-ditore të presidentit rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›