E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX, Rama: Opozita shqiptare, mbeshtetje Kosoves

Kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise, Edi Rama gjate nje vizite ne Prishtine ku eshte takuar me presidentin kosovar Fatmir Sejdiu, ka rikonfirmuar mbeshtetjen e Tiranes zyrtare ndaj qendrimit te Prishtines per planin 6 pikesh te OKB-se.

“Rikonfirmoj mbeshtetjen absolute te opozites shqiptare per perfaqesuesit legjitim te popullit te Kosoves, qe tashme ka hyre ne nje proces historik te pakthyeshem”, ka deklaruar Rama.

Ndersa presidenti Sejdiu nga ana e tij ka perseritur qendrimin e institucioneve te Kosoves, qe EULEX te shtrihet sa me shpejt ne te gjithe territorin e vendit, por vetem me nje mandat.

“Ky mision nuk mund te kete mandat tjeter. Nuk mund te kete dy EULEX, apo dy formula, nje per shqiptaret dhe nje per serbet”, ka pohuar Sejdiu.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›