E Diel, 1 Nëntor 2026

Miliband: EULEX do afroje Kosoven me BE

Britania e Madhe vlereson se vendosja dhe shtrirja e misionit EULEX ne Kosove sipas planit te OKB do te afroje me shume Kosoven ne rrugen e saj per ne Bashkimin Evropian.

“Misioni i BE per zbatimin e ligjit ne Kosove eshte duke u shtrire dhe eshte gati te permbushe mandatin per te gjithe vendin. Ky eshte nje hap i rendesishem, qe do te afroje me shume Kosoven ne rrugen e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ministri i Jashtem britanik, David Miliband.

Sipas tij, plani neutral 6 pikesh nuk do ta pengoje njohjen e metejshme te pavaresise se Kosoves dhe forcimin e shtetit te saj.

“Statusi neutral i planit te OKB-se nuk do ta pengoje apo nenvleresoje rritjen e njohjes nderkombetare te shtetit te Kosoves, te cilin deri tani e kane njohur 52 shtete”, ka pohuar Miliband.

Ai ka shtuar me tej se thelbesor per suksesin e EULEX eshte perkushtimi i vazhdueshem i Prishtines zyrtare per te bashkepunuar me misionin.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›