E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX VukmirCvetkovic fajtorper krime lufte

PEJE- Gjykata e Qarkut ne Peje ne nje panel te perbere prej nje gjykatesi kosovar dhe dy gjykatesve te EULEX-it me 9 nentor ka shpallur fajtor Vukmir Cvetkovicin per krime te luftes dhe e denoi ate me shtate vjet burg.

Ne nje njoftim te EULEX-it thuhet se Cvetkovici eshte shpallur fajtor per debimin e nje familjeje nga komuna e Klines duke e urdheruar ate qe te dale nga shtepia e tyre dhe te largohej nga qyteti dhe per djegien e shtepive te dy familjeve ne fund te muajit mars te vitit 1999.

Atehere thuhet ne njoftim Cvetkovic ishte pjesetar i policise serbe. Pasi qe eshte ekstraduar nga Norvegjia Vukmir Cvetkovici eshte arrestuar ne Kosove me 13 korrik 2010.
m.a/rel/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›