E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith Raporti i KEve ne dukje nevojenper reforma

PRISHTINEuml- Perfaqesuesi Special i BE-se Pieter Feith tha sot se raporti i Progresit i Komisionit Evropian pasqyron progresin e arritur nga institucionet e Kosoves gjate vitit te kaluar dhe ve ne pah nevojen per reforma te metejshme ne vecanti ne fushat si qeverisja ekonomia si dhe ne forcimin e themeleve demokratike te Kosoves.

Duke vene ne dukje se raporti thekson shume permiresime qe jane arritur gjate dymbedhjete muajve te fundit Feith tha i bej thirrje popullit te Kosoves qe te mbaje qendrim pozitiv per aspiratat e tij evropiane. Po ashtu i inkurajoj autoritetet qe rekomandimet dhe vrojtimet ti shohin ne menyre konstruktive dhe te punojne ne drejtim te tejkalimit te sfidave qe jane identifikuar ne raportin e ketij viti.

Permes deklarates se shperndare nga zyra e tij Feith shtoi lidhur me progresin ne liberalizimin e vizave se deshiroj te rikujtoj se ky nuk eshte nje rezultat qe vjen automatikisht por nje mundesi. Sic ka shkruar sot Komisionari Fuumlle ne se shpejti do te mund te nisim dialogun per vizat me Kosoven. Ky eshte vetem fillimi i nje procesi te gjate dhe te veshtire por besoj se kjo eshte nje perpjekje qe ia vlen te behet.

Pasi te jene kryer reformat e kerkuara populli i Kosoves do te kete mundesine qe te gezoje te drejten per udhetime me qendrim afatshkurter pa viza ne BE perfundoi Feith komentin rreth publikimit te Raportit te Progresit per Kosoven per vitin 2010 nga Komisioni Evropian.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›