E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX dënon sulmin në Zubin Potok

Një automjet i EULEX-it është sulmuar dhe dëmtuar rëndë nga një grup personash të panjohur në Zubin Potok në veri të Kosovës. Sulmi ka ndodhur sot, derisa automjeti ishte rrugës për në stacionin lokal të policisë.
 

Në automjet ndodheshin oficerë të policisë së EULEX-it të cilët ishin nisur për të kryer detyrën e tyre në stacion. Fatmirësisht, asnjë nga pasagjerët nuk u plagos gjatë sulmit.
 

"Një sulm ndaj EULEX-it është sulm ndaj BE-së dhe ne e dënojmë atë,” tha zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton.
Ndërkohë, kanë filluar hetimet në lidhje me sulmin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›