EULEX do te jete pjese e dialogut Prishtine-Beograd

Misioni i EULEX-it pritet te marre pjese aktivisht ne bisedimet mes Prishtines dhe Beogradit me qellim lehtesimin e dialogut mes dy vendeve.
E perditshmja Koha Ditore raporton se urdhri per kete angazhim eshte dhene nga shefja e Politikes se Jashtme te Bashkimit Evropian Ketrin Eshton.
Sipas burimit zyra e baroneshes eshte duke pergatitur te gjitha ceshtjet rreth dialogut qe sipas gjasave do te nise pas zgjedhjeve te 12 dhjetorit ne Kosove.
Nderkaq perfaqesues te EULEX-it kane shprehur pakenaqesine e tyre ndaj ketij vendimi pasi sipas tyre ky mision duhet te angazhohet vetem tek lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.