E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torino sekuestrohet qendra hard

Torino 20 nentor NOA - Pervec masazheve pergjegjesit siguronin dhe seks ne kembim te parave.Keshtu qendra ne Torino eshte sekuestruar nga policia per prostitucion. Ky rast u sinjalizua nga qiramarresit e nderteses ku kryen masazhet qe kryente kete biznes ne disa dhoma ne katin e pare te nderteses.Ne fakt banoret ishin ankuar per levizjen e tepruar te konsumatoreve ne qender e cila ka prishur qetesine e tyre.

Ajo cka ndihmoje shume ne mbylljen e kesaj qendre ishin dhe prezervativet e shumte qe u gjeten ne brendesi.
Agjentet e policise e rrethuan menjehere ndertesen e cila drejtohej nga nje kineze 51 vjecare ndersa ne bodrum ata gjeten me qindra kutia prezervativesh. Policia me pas sekuestroi dhe 2 mije euro te cilat iu gjeten dy femrave kineze 30 dhe 29 vjecare te cilat ishin ne qender e masazheve ne kohen kur agjentet kontrolluan.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›