EULEX-i, Solana e Ban Ki Moon takohen ne Nju Jork

Takimi pritet te sqarojë nëse EULEX-i do të mund të fillojë punën në muajin dhjetor, sic kanë paralajmëruar zyrtarët evropianë.
Ndërkaq, Grupi Mbikqyrës Ndërkombëtar për Kosovën do te takohet në Bruksel për të diskutuar zhvillimet në Kosovë, ndërsa po vazhdojnë debatet rreth planit të Kombeve të Bashkuara për vendosjen e misionit evropian.
Ky grup, që bën mbikqyrjen e zbatimit të marrëveshjes për statusin, përbëhet nga vende, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa kryesohet nga përfaqësuesi i lartë i BE-së në Prishtinë, Piter Feith.
Sipas një marrëveshjeje të arritur ndërmjet OKB-së dhe Serbisë, misioni i BE-së do të jetë i paanshëm ndaj statusit të Kosovës dhe do të veprojë jashtë kornizave të planit të Ahtisarit, gjë që po kundërshtohet fuqishëm nga Prishtina zyrtare.