E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina kundërshton imponimet e EULEX-it

Përfaqësuesit politikë kosovarë thonë se janë të vetëdijshëm që kundërshtimi i 6-pikëshit, s'e ka hequr këtë plan nga tavolina e bisedimeve ndërkombëtare për shtrirjen e EULEX-it. Por, ata shprehin besimin se OKB e BE s'do të marrin ndonjë vendim imponues që shkel mbi sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.Misioni i EULEX-it e humb kuptimin që ka nëse do të shtrihej pa respektuar Kushtetutën e Kosovës, thonë përfaqësuesit politikë kosovarë. Ndërsa Prishtina e ka hedhur poshtë planin 6-pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban ki Moon, duke konsideruar se ai shkel në sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, megjithatë ai mbetet në tavolinën e bisedimeve ndërkombëtare kur flitet për fillimin e misionit të EULEX-it.Se ky plan është ende në tavolinë, pranohet edhe nga përfaqësuesit kosovarë, por ata besojnë se Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk do të imponojë një mision që do të ndryshonte mandatin, krahasuar me atë që është paraparë me pakon e Ahtisaarit. Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, thotë se qëndrimi i Prishtinës duhet të përfillet kur është në pyetje vendosja e EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›