EULEX-i paralajmëron tërheqje graduale

Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, ka deklaruar se kohët e fundit ka pasur progres në çështjet e sigurisë, posaçërisht në fushën e sistemit të korrektimit dhe në Qendrën e paraburgimit në Mitrovicë.
“Jemi përcaktuar në fusha që duhet të përmirësohen dhe të vendosim mekanizmin e sistemit përcjellës, i cili do të jetë një element i rëndësishëm për punën tonë”, ka deklaruar Borchardt, duke shtuar se EULEX-i është duke bërë punën e vet me fokus të rritjes së bashkëpunimit, i cili do të reflektojë në qasjen e bazuar në partneritetin për të ndërtuar kapacitete dhe për të përkrahur tërheqjen graduale të EULEX-it, por për këtë, sipas tij, duhet një përkushtim edhe nga Qeveria./Indeksonline/