E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX ka dështuar, po lufton UÇK-në e jo kriminelët

Në ditën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës drejtues të OVL-së së UÇK-së do të bëjnë homazhe në Memorialin e Familjes Jashari, dhe në fshatin Boletin, ku do të vizitohet familja e Isa Boletinit.

Muharrem Xhelajli, Kryetar i OVL të UÇK-së ka thënë se procesi i verifikimit të ish ushtarëve të UÇK-së është duke shkuar normalisht dhe se veteranët e luftës janë shumë të interesuar për të marrë pjesë në këtë verifikim.

Xhemalji në RTK ka thënë se ky vit nuk ka qenë edhe i mirë për të gjithë veteranët, të cilët nga shteti kërkojnë që tu pfrohet vetëm aq sa do t’u mjaftonte për të jetuar një jetë dinjitoze.

I pari i veteranëve të UÇK-së ka deklaruar se EULEX ka dështuar dhe se po lufton vetëm Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai e ka quajtur skandaloz arrestimin e ish komandantit të UÇK-së Fatmir Limaj.

Dita e Veteranëve të UÇK-së shënohet nga viti 2004. Kjo datë është zgjedhur për shkak se më 30 dhjetor 1991 për herë të parë ishte sulmuar familja e komandantit legjendar Adem Jashari./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›