E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX në Kosovë deri nga mesi i 2012

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX pritet të qëndrojë në Kosovë deri nga mesi i vitit 2012.

Një diplomat europerëndimor i tha agjencisë së lajmeve INA se BE deri nga vera e vitit të ardhshëm pritet që të reduktojë misionin dhe stafin e misionit EULEX.

"Kjo pritet të ndodhë dhe ky mision të shëndërrohet në një zyrë përfaqësie me staf dhe kompetenca minimale ekskluzivisht të monitorimit", theksoi për INA, diplomati evroperëndimor në Prishtinë, duke mos dhënë arsyet e tërheqjes.

Siç mësohet një pjesë e stafit ndërkombëtar ka nisur të angazhohet me projekte të tjera punësimi në misionet e ndryshme ndërkombëtare, pas informacioneve për shkurtime dhe mundësisë së dhënies fund të misionit më të madh teknik dhe civil të BE-së.

EULEX-i është misioni më i madh civil në Kosovë i cili mbështet autoritetet kosovare në fushën e sundimit të ligjit, posaçërisht në fushën e policisë, gjyqësisë dhe doganave, por duke mbajtur edhe një numër të kufizuar të kompetencave ekzekutive. EULEX numëron një personel rreth 3000 punonjës prej të cilëve rreth 2000 janë ndërkombëtar, ndërsa Bashkimi Evropian për çdo vit siguron rreth 300 milion euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›