Statusi për Serbinë, KE:Në mars nëse arrihet dialog

Komisioneri evropian për zgjerim, Stefan Fule ka deklaruar se Serbia është në rrugë të mirë që në mars të marrë statusin e kandidatit, nëse shënon përparim të mëtejshme në dialogun me Kosovën.
Në një intervistë për gazetën “Novosti”, Fule ka theksuar se anëtarët e BE-së tani presin që Serbia të përforcojë rezultatet e arritura në dialog me Kosovën përfshirë edhe marrëveshjen për bashkëpunim rajonal me qëllim që të marrë statusin e kandidatit.
"Të jetë e qartë, Komisioni Evropian nuk është në pozitë dhe as që ka ndër mend t`ia imponojë Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës", ka thënë komisioneri evropian për zgjerim.
Ai ka theksuar se është inkurajuese që të dyja palët kanë bërë hapa në drejtim të zgjidhjes së kompromisit që do të jetë praktike dhe e balancuar.